TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Rusia është një ndër shtetet më të goditura nga pandemia e Covid-19, ku ditë pas dite po shënohen shifra të larta të të infektuarëve.
Gjithashtu edhe numri i viktimave është rritur ndjeshëm, duke bërë që vendi të shtojë masat e sigurisë sepse tashmë Rusia renditet si vendi i katërt në listën e vendeve më të prekura nga virusi.
Deri më tani Rusia ka regjistruar të paktën 845,443 të infektuar që prej fillimit të shpërthimit të pandemisë, ndërsa kanë vdekur 14.058 persona të tjerë.
Në 24 orët e fundit raportohet të jenë shënuar 5462 raste të reja me Covid-19 dhe 95 viktima.
Lajmi i mirë është se numri i të shëruarve ka shkuar në 646.524, me 8.114 të shëruar në 24 orët e fundit. Ndërkohë në Moskë janë regjistruar 690 raste të reja, duke e çuar numrin e përgjithshme në 242.049, ndërsa numri i të vdekurve në kryeqytetin rus ka shkuar në 4.473.
Kujtojmë se rasti i parë me COVID-19 në Rusi u konfirmua më 31 janar ndërsa viktima e parë u regjistrua më 19 mars.