AKTUALITET, 15 Gusht 2018, 11:34

Shpërthim me tritol në Vlorë, i vendoset eksploziv parukerisë, s’ka të lënduar

Shpërthim me tritol në Vlorë, i vendoset eksploziv

Një shpërthim ka ndodhur dje në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Isa Boletini” ku është vendosur lëndë eksplozive në parukerinë e shtetases S. Hoxhaj, banuese në Vlorë.

Nga shpërthimi nuk ka pasur persona të lënduar por vetëm dëmtime materiale.

Policia ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes. Janë marrë në pyetje pronarët e parukerisë që kanë deklaruar se nuk kanë pasur konflikte.