AKTUALITET, 15 Gusht 2018, 10:23

Edhe një shqiptar tjetër në rrënojat e urës në Genova

Edhe një shqiptar tjetër në rrënojat e urës në

Janë dy shqiptarë që u gjetën mes rrënojave të urës Morandi në Xhenova. Përveç Marjus Djerrit është edhe Edi Bokrina shkruajnë mediat italiane. Trupat e tyre u nxorrën në prani të familjarëve që prisnin me ankth. Të dy punonin në të njëjtën kompani në Rapallo të Italisë dhe ishin duke udhëtuar në pjesën e urës që u shemb.

Ajo që dihet deri tani është se Marjus Djerri është nga Shijaku, ndërsa të dhënat për shokun e tij Edi Bokrina janë të pakta.