TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në Genova ekipet e shpëtimit vazhdojnë luftën me rrënojat për gjetjen e të mbijetuarve. Shpresat nuk janë shuar ende. Numri i viktimave ka shkuar në 37, e mes tyre 3 janë fëmijë, raporton TgCom.
Gusht zie në Genova, pas rënies së urës Morandi në autostradën A10. Bilanci ende i përkohshëm flet për të paktën 37 viktima të konfirmuara. Midis tyre ka edhe tre të mitur: sipas burimeve nga Ministria e Brendshme, një djalë 8-vjeçar dhe dy adoleshentë të moshës 12 dhe 13-vjeçare. Ndërkohë, në vendin e tragjedisë, vazhdojnë të gërmojnë në rrënoja në kërkim të ndonjë të zhdukuri.
Zjarrfikësit punuan gjithë natën për nxjerrjen e trupave të tjerë nga rrënojat e rrugës së shembur.
Mes viktimave, 5 nuk janë identifikuar
Numri i viktimave nga shembja e urës Morandi në Genova është ende në rritje: sipas asaj që u njoftua nga Ministria e Brendshme janë 5 viktima të paidentifikuara, shkruan TgCom24. Janë 16 njerëz të plagosur, mes të cilëve 12 më rëndë.
“Raporti i viktimave i destinuar të rritet ndjeshëm”
“Numri i viktimave është ë i lartë se shifrat e dhëna mbrëmë dhe bilanci përfundimtar do të jepet kur shifrat të jenë të sigurta”. Kështu ka deklaruar presidenti i rajonit të Ligurias, Giovanni Toti, në fund të një vizite në spitalin San Martino me kryeministrin Giuseppe Conte. “Për pjesën më të madhe të të plagosurve – shtoi ai – sipas mjekëve ekzistojnë shpresa të mira për shpëtim. Ndërkohë është ende duke u gërmuar nën urë, jo të gjitha zonat janë arritur nga forcat e shpëtimit, ne po punojmë për të gjetur të zhdukurit ende të shumtë”.