AKTUALITET, 1 Maj 2018, 19:24

Shpërthim i fuqishëm në xhami, 24 besimtarë myslimanë të vdekur

Shpërthim i fuqishëm në xhami, 24 besimtarë myslimanë

Si pasojë e një sulmi terrorist në një xhami në Nigeri, 24 besimtarë myslimanë humbën jetën ditën e sotme.

Sipas CNN, ngjarja ndodhi në Mubi dhe ka shumë persona të tjerë të plagosur.

Shpërthimi në fjalë ndodhi gjatë kohës kur besimtarët myslimanë po përgatiteshin për t’u faluar.

Raportohet se përgjegjës për sulmin e rëndë është grupi terrorist, Boko Haram.