AKTUALITET, 28 Qershor 2021, 21:08

Shpërthim i fuqishëm në Elbasan

Shpërthim i fuqishëm në Elbasan

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Kombinatit Metalurgjik në Elbasan.

Mësohet se shpërthimi është dëgjuar disa kilometra larg nga zona ku ka ndodhur. Nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngjarje.