AKTUALITET, 28 Qershor 2021, 16:57

Koronavirusi në Shqipëri/ Asnjë humbje jete, një rast i ri në 24 orët e fundit

Koronavirusi në Shqipëri/ Asnjë humbje jete, një rast i ri

Një rast i ri me koronavirus eshte regjistruar në 24 orët e fundit. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë fatmirësisht nuk ka asnje humbje jete.

Aktualisht janë 63 pacientë aktivë me COVID19 në vend, ndërsa vetëm 1 pacient po merr trajtim spitalor të specializuar.

NJOFTIMI I MSH

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Në 24 orët e fundit janë kryer 2954 testime, nga të cilat ka rezultuar positivë me Covid19 1 qytetar në Elbasan. Aktualisht janë 63 pacientë aktivë me COVID19 në vend. Vetëm 1 pacient po merr trajtim spitalor të specializuar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Janë shëruar 4 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,994 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (28 Qershor 2021)

Raste të reja ditore 1

Të shëruar në 24 orë 4

Të shtruar në spitale 1

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 2954

Testime totale 798,276

Raste pozitive 132,513

Raste të shëruara 129,994

Raste Aktive 63

Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 26

Shkodër 14

Durrës 5

Lezhë 5

Elbasan 5

Berat 3

Dibër 2

Kukës 1

Fier 1

Vlorë 1