AKTUALITET, 28 Qershor 2021, 16:35

Triçikli del nga rruga, aksidentohet rëndë drejtuesi në Elbasan

Triçikli del nga rruga, aksidentohet rëndë drejtuesi në

Një aksident është regjistruar sot në Elbasan, ndërsa një person ka mbetur i plagosur. Ngjarja ndodhi në një nga rrugët kryesore të qytetit të Unazës Jugore në lagjen “Emin Marraxhiu”.

Mësohet se një triçikël ka dalë nga rruga si pasojë e humbjes së drejtimit të lëvizjes për shkak të shpejtësisë. Për pasojë mjeti është është përplasur me një bordurë dhe është rrokullisur më pas disa metra. Drejtuesi i triçiklit është transportuar në spital nga një furgon i forcave “Shqiponja” që po kalonte aty në momentin që ndodhi aksidenti.

Ndërkohë po hetohen shkaqet që sollën aksidentin me pasojë plagosjen në gjendje të rëndë të drejtuesit të triçiklit.