AKTUALITET, 22 Mars 2020, 16:36

Shpërthen mjeku Petrit Vargu tregon çfarë po ndodh tek Radiologjia: Gjarpërinjtë rilindas po tentojnë të bëjne gola

Shpërthen mjeku Petrit Vargu tregon çfarë po ndodh tek


Mjeku i njohur Petrit Vargu shkruan se në spitalin e Radiologjisë po bëhet një tender për blerjen e aparaturave për ndërhyrje të mitrës pa gjak. Sipas tij këto tendera nuk duhet bërë në një kohë kur virusi COVID-19 po përhapet me shpejtësi dhe kërkon shumë fonde.

Vargu i bënë thirrje ministres që të marrë situatën në dorë dhe të ndalojë tenderat, pasi në spitale ka nisur riparimi i disa respiratorëve e duhet mbajtur shëndetësia në kënmbë.

Ne nje kohe qe katundi po digjet, nuk ka fonde e nuk ka materiale, disa drejtore rilindas, duke perfituar nga situata, tentojne te blejne aparatura per nderhyrje te mitres pa gjak. Ne nje vend tjeter prokurohen aparate per perdorimin e qelizave staminale ne kardiokirurgji. Disa kilometra me tutje nje spital tjeter, megjithese eshte kthyer ne spital Covid, vazhdon prokurimi per aparatura kardiokirurgjie, per shnderrimin ne spital qe te kete dhe kardiokirurgji. Ne vend qe te rregullohet me pak leke radiologjia, hapet nje tender per te blere radiologji te re e cila minimumi vjen pas 3 muajsh. O ministre, si nuk e more njehere situaten ne dore? Gjarperinjte rilindas, duke perfituar nga situata, tentojne te bejne gola. Po nxirr urdheresa ne lidhje me Covidin! Nuk e shikon qe e vetmja gje qe po behet eshte riparimi i disa respiratoreve. Mbaje shendetesine ne kembe, me sherbime re vogla e te shpeshta. Nderpreja rrugen golashenuesve!”, shkruan Vargu.