TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama siguron se të gjithë ata që prodhojnë dhe transportojnë ushqime nuk kanë kufizime për të qarkulluar në rrugë, ndërsa fasha orare nga ora 05:00 e mëngjesit deri në orën 13:00, është punonjësit e shërbimit publik dhe ato privatë.
Kreu i qeverisë shpreh mirënjohjen për të gjithë ata që merren me prodhimin dhe shpërndarjen e ushqimeve.
Postimi i kryeministrit:
Në përgjigje të shqetësimeve tuaja mbi lëvizjen për transport dhe furnizim mallrash ushqimore:
? TË GJITHË ATA QË PRODHOJNË DHE TRANSPORTOJNË USHQIME, NË FSHAT A NË QYTET, NUK KANË PASUR DHE NUK KANË ASNJË KUFIZIM NË LËVIZJEN E MALLIT PËR TË KRYER FURNIZIMET E NEVOJSHME TË TREGUT!
? ORARI 05.00 – 13.00 KUFIZON BRENDA KËSAJ FASHA KOHORE KONSUMATORËT DHE PUNONJËSIT NË SEKTORIN PUBLIK APO PRIVAT, JO TRANSPORTIN DHE FURNIZIMIN E MALLRAVE USHQIMORE!
? MIRËNJOHJE TË GJITHË PRODHUESVE, TRANSPORTUESVE DHE FURNIZUESVE TË MALLRAVE USHQIMORE, NË FSHAT E NË QYTET, QË JANË SOT GARANTËT E MËDHENJ TË REZISTENCËS POPULLORE