TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se kanë rezultuar 13 persona me koronavirus, ndërsa njëri prej tyre është një 51-vjeçar nga qyteti bregdetar i Durrësit.
Me rastin në fjalë, 51-vjeçari e çon në 6 numrin e të infektuarve në Durrës, përfshirë dhe viktimën e parë të këtij virusi.
I diagnostikuari është dërguar mbrëmjen e kaluar në Spitalin Infektiv të Tiranës për trajtim të specializuar, ndërkohë që dy net më parë ishte paraqitur me simptoma pneumonie në urgjencën e spitalit të Durrësit dhe nuk ka treguar datën reale të hyrjes në Shqipëri.
Përmes sistemit TIMS është konstatuar se 51-vjeçari ka gënjyer duke dhënë një datë më të hershme, ndërsa rezulton se ka më pak se dy javë që është kthyer nga Gjermania, kurse e shoqja nga Milano, raporton Fax News.
Pasi i është nënshtruar testit të tamponit, përgjigjia e të cilit ka rezultuar pozitive, ai është dërguar në spitalin e infektivit në Tiranë.