AKTUALITET, 22 Mars 2020, 14:16

Çifti i të moshuarve dhe i riu nga Korça me koronavirus, flet banorja: Dezinfektoni ambjentet, rrezikojmë edhe ne

Çifti i të moshuarve dhe i riu nga Korça me koronavirus, flet


Mësohet se çifti i moshuar i bashkëshortëve, të moshave 75 dhe 76 vjeç dyshohet se është infektuar nga mbesa e tyre e cila ishte kthyer më 8 mars nga Italia ndërsa sipas mjekëve mbesa ka rezultuar negative me testin dhe nuk ka probleme me shëndetin.

Ndërkaq pas konfirmimit familjarët e tyre dhe personat e kontaktit do të vetëizolohen për 2 javët e ardhshme.

Fax News ka instervistuar një banore e cila ndodhet pranë aktivitetit privat ku është konstatuar rasti me coronavirus i një 33-vjeçari.

Banorja shprehet se lokali është mbyllur në datën 20 Mars dhe se kanë pasur shqetesim nga muzika e lartë.

Gjithashtu ajo shprehet se ndihet e frikësuar pas konstatimit me coronavirus të njërit prej stafit pasi aktiviteti i tyre ndodhet shumë pranë shtëpisë.

Ajo pohon se  edhe mbeturinat e se tyre qarkullojne dhe hidhen po aty në të njëjtin vend me  banorët ndërsa bën apel që të të dezinfektohet zona .

https://youtu.be/gVfq1c6_R0c

faxweb