AKTUALITET, 2 Shkurt 2020, 16:15

U vetëdorëzua pasi vrau gruan me thikë/ Detaje të reja nga krimi në Durrës. Autori e goditi tri herë me thikë, por...

U vetëdorëzua pasi vrau gruan me thikë/ Detaje të reja nga

Detaje të reja rrëqethëse kanë dalë në dritë nga krimi brenda familjes, që ndodhi këtë mëngjes në Xhafzotaj të Durrësit.

45-vjeçari Lulzim Cuku me origjinë nga Dibra, pas krimit makabër që la të vdekur bashkëshorten, duke e goditur tri herë me thikë, u nis për t’u strehuar në Dibër.

Mirëpo, duket se gjatë rrugës autori është penduar, pasi menjëherë pasi ka kaluar Shkopetin, ka devijuar rrugën nga Skuraj në drejtim të Dibrës dhe është vetëdorëzuar në Komisariatin e Burrelit.

Përpara policisë së Matit, autori i dyshuar i krimit Lulzim Cuku ka deklaruar se është penduar për atë që ka bërë dhe se ka tentuar edhe vetëvrasjen.