AKTUALITET, 20 Janar 2020, 12:52

Shpërthen bombola e gazit, dy të plagosur në Lushnje

Shpërthen bombola e gazit, dy të plagosur në Lushnje


Shpërthen bombola e gazit plagosen bashkëshortët.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dushk të Lushnjës. Zjarrfikësja dhe policia kanë shkuar në vendngjarje.

Të plagosurit u dërguan me ambulance në spitalin e Lushnjës dhe sipas mjekëve, gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën.

Gruaja ka djegie në duar, ndërsa bashkëshorti me djegie më të rënda.

Shkak rrjedhja e gazit nga bombola dhe një shkëndijë nga punishtja e Iliaz Kojkut, 70 vjeç, punishte e shërbimeve funerale.

(Foto ilustruese)