TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Transgjinorja Anxhela ka rrëfyer një ngjarje të rëndë që i ka ndodhur në jetë. Në emisionin “Thumb” në RTV Ora News, Anxhela ka treguar se kur ishte afro 11-vjeç është përdhunuar nga burri i një sanitareje.
“Mua më pëlqenin kukullat, më pëlqenin make-up, më pëlqenin fustanet, që kur kam qenë i vogël. Ajo e kuptonte (sanitarja) por paragjykimet ishin të mëdhaja.
Në moshën 10-11 vjeç në Shkodër u përdhunova nga një burrë i sanitares, unë isha një fëmijë. Përpara spitalit ka qenë një lulishte dhe çdo fëmijë, una isha aty, ku zotria ishte mbrapa spitalit pediatrisë dhe befatrofit.
Dola unë aty, unë e pashë atë zotrinë, ishte karshi meje, kishte biskota, më merr për dore, më çon në shtëpi dhe mbylli derën. Në momentin që unë kam ngrënë biskota ai më goditi me diçka mbrapa kokës dhe aty ndodhi çdo gjë. Mungesën time në spital e vuri re doktoresha. Ai sapo ishte martuar.
Ka kryer me mua aktin dhe më gjetën pa ndjenja, isha gjithë gjak, më çuan në spital. Zonja që ishte martuar, e mori vesh dhe direkt bëri divorcin. Ai u fut në burg por nuk e di më gjë për të” , ka rrëfyer Anxhela.
Video, minuta e 12
Anxhela është dhunuar shpesh herë në kryeqytet për shkak të orientimit të saj seksual. Ajo tashmë është pjesë e LGBTI-së.