AKTUALITET, 29 Dhjetor 2018, 16:23

”Shpagimi fillon nga burgu”, deputeti reagon ashpër ndaj Ramës: Shtatë xhuxhat që gajasën dynjanë!

”Shpagimi fillon nga burgu”, deputeti reagon ashpër ndaj

Me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, Petrit Vasili, kreu i grupit parlamentar të LSI-së është shprehur se shtatë emërimet e reja në dikasteret ministrore që bëri Edi Rama dje, nuk e ndryshojnë dot fatin e tij, pasi qindra milionë eurot e grabitura nga ai kërkojnë shpjegim që fillon nga burgu.

“Shtatë xhuxhat e rinj në qeveri kanë një meritë të madhe se gajasën dynjanë me hicgjenë që perfaqësojnë. Shtatë xhuxhat janë thjesht tështima dhe gromësima e radhës e Edi Rames,” – shkruan Vasili.

Statusi i plotë:

7 xhuxhat e rinj ne qeveri si teshtima dhe gromesima e Rames?

7 xhuxhat e rinj ne qeveri kane nje merite te madhe se gajasen dynjane me hicgje-ne, qe perfaqesojne.

7 xhuxhat jane thjesht teshtima dhe gromësima e radhes e Edi Rames.

7 xhuxhat e rinj te qeverise kane vlere dhe mund te zgjasin aq sa zgjat nje gromesime.

Llogarine e hapur Edi Rama e ka me shqiptaret dhe jo me 7 xhuxha po as me 17 fatin nuk e tij e ndryshon dot, se qindra milion euro-,t e grabitura nga ai kerkojne shpagim qe fillon nga burgu.

As xhuxhat as breshkat nuk ja sjellin dot frymen Edi Rames, se sado qe merr fryme nga lart i del e gjitha nga poshte se eshte çpuar krejt.