AKTUALITET, 29 Dhjetor 2018, 15:31

"Kryeministri hyn në FB në orën 8 të mëngjesit e s’del kurrë!”, Prifti: Shqipëria është më keq se në diktaturë!

"Kryeministri hyn në FB në orën 8 të mëngjesit e

Leandër Prifti është një nga qindra emigrantët që po protesojnë në këto dy ditët e fundit përpara kryeministrisë, ndërsa prej vitesh jeton në Britaninë e Madhe.

Prifti është një nga organizatorët e kësaj proteste së bashku me Genc Sejkon, ndërsa thotë se sot Shqipëria ka mbetur po njësoj sin ë vitet ’90-të.

Lidhur me shpërthimin në lot të Sejkos, Prifti u shpreh: ‘’Janë mesazhe të forta që ne duam ti japim qytetarëve shqiptarë, që ata të dalin për të drejtat e tyre’’.

‘’Ne që në momentin e parë që erdhëm u siguruam që protesta jonë të ishte brenda rregullave, Kushtetuta ne na jep të drejtë. Shkresa që ne morëm nga ana e policisë na ndalonte mbajtjen e protestës.

Për ne ishte një goditje shumë e madhe, sa kohë që ekstremistëve grekë iu lejohet protesta dhe neve na ndalohet. Është një diskriminim i hapur që ne na bëhet.

Ne jemi takuar me shumë njerëz që na prezantojnë problemet e tyre, më keq se kaq Shqipëria nuk ka qenë ndonjëherë, madje as në diktaturë. Lëvizjet në qeveri ishin një tallje e madhe për qytetarët, por edhe për opozitën.

Kryeministri tha me lëvizjen e tij se opozita nuk ishte e aftë që ta rrëzonte. Shqiptarët nuk kanë sesi ta përtypin më këtë. Dëshpërimi shihet në sytë e të gjithë shqiptarëve. Le të jetë protesta jonë një tjetër shkëndijë, pas asaj të studentëve në ndryshimin e vendit.

Shqiptarët në vend që të shohin një kryeministër që hyn në zyrë në orën tetë dhe ngre Reforma, ata shohin një kryeministër që hyn hnë Facebook në orën 8 dhe nuk del asnjëherë prej aty.

Do të ishte një ofendim i madh që tiu tregojmë shqiptarëve hallet që ata vetë kanë, por tiu tregojmë se ky establishment nuk ka ndërmend që të ikë.

Protesta tremb diktatorët, edhe diktatori Edi Rama tenton që të përçajë studentët, pasi ka qejf monologjet”, u shpreh Prifti në Fax News.