TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në Nion të Zvicrës u hodh shorti për 1/8 e Ligës së Kampionëve. Kompeticioni do të hyjë në fazën e tij më emocionuese, atë me eliminim direkt.
Nga shorti i sotëm pritej të kishte përplasje mes të mëdhave, teksa skuadra si Real Madrid, Çelsi apo Totenhem e Atletiko Madrid që kishin përfunduar si të dyta fazën e grupeve mund të peshkonin emra si PSG, Bajern, Siti, Juventus e Barcelona.
Dhe në fakt kështu ndodhi, teksa goglat rezervuan duele spektakolare si Dortmund- PSG, Real Madrid-Mançester Siti apo Atletiko Madrid- Liverpul e Çelsi Bajern. Short i pafat për Napolin që do të sfidojë Barcelonën.
Ndërkohë, Juventusi ka buzëqeshur teksa përballë do të ketë francezët e Lion dhe janë favoritët kryesorë për të prekur çerekfinalen.
Sakaq, finalistët e edicionit të kaluar, Totenhemi i Murinjos ka qenë me fat teksa sfidon Lajpcigun. Short delikat për Atalantën e Gjimshitit që përballet me Valencian.Ndeshje vërtetë emocionuese, megjithatë duhet pritur muaji shkurt për të shijuar magjinë Ligës së Kampionëve.
Shorti
Borusia Dortmund – PSG
Real Madrid – Mançester Siti
Atalanta – Valencia
Atletiko Madrid – Liverpul
Çelsi – Bajern Mynih
Lion – Juventus
Totenhem – Lajpcig
Napoli – Barcelona.
