AKTUALITET, 16 Dhjetor 2019, 12:51

Digjet banesa në Gjirokastër, flakët e mëdha prekin dhe godinën ngjitur

Digjet banesa në Gjirokastër, flakët e mëdha prekin dhe


Një banesë në lagjen Dunavat të Gjirokastrës është shkrumbuar totalisht nga zjarri.

Zjarri është shkaktuar nga shkëndija e druve, që kishin rënë në një divan, brenda banesës.

Ndërkohë, zjarri ka alarmuar banorët, pasi kjo banesë ndodhet shumë afër me banesat e tjera, të cilat rrezikojnë nga flakët.

Deri më tani, flakët e mëdha të zjarrit kanë prekur edhe një banesë tjetër, që ndodhet shumë pranë. Banesa e djegur i përket një familjeje me mbiemrin Topulli.