AKTUALITET, 16 Dhjetor 2019, 11:01

Paketa anti-shpifje, Basha premtim medias: Është vija e kuqe, e anuloj sapo të vij në pushtet

Paketa anti-shpifje, Basha premtim medias: Është vija e kuqe, e anuloj


Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha së bashku me opozitën kanë mbledhur sot në një tryezë, përfaqësues të medias dhe të shoqërisë civile.

Në fjalën e tij Basha tha se kjo që po bëhet tani nuk është e lejueshme, pasi po vendoset censura me anë të ligjit. Kreu i PD shtoi se censura ndaj medias është vija e kuqe.

“Është një ofensivë kundër medias, kundër gazetarëve dhe kundër fjalës së lirë. Nuk jemi këtu që të përkrahim tuaj, por jemi kuëtu se pa lirinë e medias, pa lirinë e fjalës nuk ka as liri politike. Këtu jemi si partner që shoqëria të jetë e informuar.

Kryeminsitri kërkon të ngushtojë hapësirën e informimit të qytetarëve. Kjo është vija e kuqe dhe nuk do e lejojmë”, u shpreh Basha.

Në fjalën e tij, kreu i opozitës shtoi se do të anulojë ligjin sapo të vijë në pushtet nëse Parlamenti e miraton.

https://www.facebook.com/tepaekspozuarit/videos/575188399881551/