TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Modelja e njohur shqiptare, Aurela Hoxha, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Pop Culture”, ku gjatë intervistës, Kelvi Kadili e ka pyetur nëse i gjykon njerëzit nga pamja e jashtme.
Aurela ka treguar se kur ka qenë e vogël i ka pasur fobi njerëzit jo të bukur sepse mendon se pas një fytyre jo të ëmbël fshihet një shpirt jo i mirë.
“Për të qenë e sinqertë, po. Do doja të thoja jo, por që kur kam qenë e vogël, mami më ka thënë që kisha një lloj sikleti, frikë nga njerëzit jo shumë të bukur. Mami më ka treguar që në klasë të parë ka qenë një zotëri që kishte shtëpinë afër nesh dhe unë ndërroja rrugën kur ikja në shkollë. Ai ishte i madh dhe i shëmtuar. Kisha frikë ta takoja. Më duket se pas një fytyre jo detyrimisht të bukur, por të ëmbël fshihet një shpirt i mirë. E kundërta i kam fobi njerëzit që kanë energji të keqe dhe nuk janë shumë të ëmbël në fytyrë”, u shpreh Aurela.