TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Conrad Maldives Rangali Island ka hapur rezidencën e parë nënujore në botë.
Më shumë se vetëm një dhomë apo një suitë (këto janë Maldivet, në fund të fundit, kështu që luks është emri i lojës), një vilë dykatëshe është vendosur më shumë se 5 metra nën Oqeanin Indian. Emri i saj është "Muraka", që do të thotë "koral" në gjuhën lokale të Dhivehit në Maldive.
Përveç një shtrati, dushi dhe komponentëve të tjerë tipikë të një dhome hoteli, Muraka e con fjalën luks në një nivel tjetër me një palestër private, një bar, një infinity-pool, dhomat e shërbyesve, një vaskë me pamje nga oqeani dhe më e rëndësishmja, një dhomë nënujore me pamje të pakrahasueshme të oqeanit.
Çmimi? Një shifër marramëndëse prej 50,000 euro nata, megjithëse nuk mund të rezervoni Murakan për një natë të vetme. Minimalisht duhet bërë një rezervim prej katër netësh ose më shumë, që do të thotë cmimi më i ulët për këtë dhomë është 200,000 euro. Në këtë paketë përfshihet një shef personal për të përgatitur të gjitha vaktet, plus edhe një varkë personale. /TPZ.AL/
[gallery ids="173197,173198,173199,173200,173201,173202,173203"]