TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia në Dubait ka filluar trajnimin me motoçikletat fluturuese, me shpresën se ata mund të ndihmojnë njësitë e para reaguese në cështje që kërkojnë ndërhyrje të menjëhershëme.
Automjetet do të jenë të gatshme në vitin 2020 dhe thuhet se këto janë shpenzimet më të fundit fundit ekstravagante, të një force që tashmë mburret me një Ferrari dhe një Lamborghini në mesin e flotës së vet të patrullimit.
"Motoçikletat elektrike fluturuese (EVTOL)" u shpërndanë nga një kompani me bazë në Kaliforni të quajtur Hoversurf, e cila nënshkroi një marrëveshje me forcën policore në vitin 2017.
Motoçikleta është projektuar për të përmbushur udhëzimet e Administratës së Aviacionit Federal në SHBA, që do të thotë se nuk kërkon një liçencë piloti për të fluturuar. Kostoja për këtë mjet është 150,000 dollarë.
Përveç përmbushjes së kostos, kompania ka thënë se do të kërkojë që blerësit të tregojnë se janë të aftë ta ngasin motoçikletën.
Hoversurf po zhvillon gjithashtu mjete të ndryshme për EVTOL, duke përfshirë një "taksi dron", që pretendon se mund të fluturojë një distancë maksimale prej 300 km me një shpejtësi prej 250 km/ h . /TPZ.AL/


