TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gangsterët postojnë rregullisht në Instagram foto me armë, shuma të mëdha parash kesh dhe makina të shtrenjta. Në videot në YouTube, anëtarët e të famshmes Hellbanianz, këndojnë edhe rrep për jetën e tyre në qeli.
Me bazën në Barking, në lindje të Londrës, banda ka lidhje me mafian në Shqipëri, që bën biznes me kartelet e drogës nga Amerika e Jugut.
Gazeta shkruan se banda të ngjashme me Hellbanianz mbushin tregun e Londrës me kokainë të lirë, pasi sjellin drogë të pastër.
Një zëdhënëse e Agjencisë Kombëtare kundër Krimit (AKK) tha: “Grupet kriminale shqiptare kanë një profil dhe ndikim të lartë në krimin e organizuar në Britaninë e Madhe dhe kanë akses të konsiderueshëm në trafikimin e drogës, kryesisht kokainë. Ata po zgjerohen dhe ndikimi i tyre po zgjerohet”.
Shumica e gangsterëve janë shqiptarë të lindur në Britani, pasi prindërit e tyre emigruan atje.
Pas këtyre lajmeve, kanë reaguar grupi “Hellbanianz” duke postuar një artikull në instastoryn e instagramit të tyre ndërkohë që thumbuan me atë që përdorën si përshkrim: “Yo p**ha” mos u merrni me llafe të kota, për ne flet bota”.
Me siguri ky ishte si një thumb për Noizyn pasi para pak javësh ata realizuan një këngë e cila ishte drejpërdrejt një diss për grupin OTR dhe reperin S4MM.