AKTUALITET, 8 Gusht 2020, 18:28

Shkuan në një varrim, si u infektuan me koronavirus shtatë rastet e sotme në Fier

Shkuan në një varrim, si u infektuan me koronavirus shtatë rastet

ISHP raportoi për 124 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit, ku shtatë prej tyre ishin në Fier.

Bëhet fjalë për raste kontakti të disa pacientëve të konfirmuar me koronavirus dy ditë më parë.

Gjashtë prej të infektuarve janë brenda nga Fieri, kurse një prej tyre mësohet të jetë nga Patosi. Të gjithë ata janë të afërm të një familjeje të konfirmuar me koronavirus dy ditë më parë dhe janë infektuar gjatë një ceremonie varrimi në Cakran.

Me shtatë rastet e sotme Fieri numëron aktualisht 105 raste aktive me koronavirus