TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vazhdojnë të rriten tensionet në kufirin me Venezuelën dhe Kolumbinë, në urën La Dorada ku Garda Kombëtare e Maduros po përplaset me mbështetësit e opozitës. Protestuesit përpiqen të arrijnë kufirin me vendin fqinj të Amerikës së Jugut, Garda nuk kursen gazin lotsjellës për të shpërndarë turmën. Ndërkohë, numërohen edhe dezertimet e para, disa ushtarë të Gardës Kombëtare janë bashkuar me protestuesit.
Nga ana tjetër lideri i opozitës, Juan Guaido i ka cilësuar shkatërrues personat që pengojnë hyrjen e ndihmës humanitare.
“Kush pengon hyrjen e ndihmës humanitare është një dezertues që tradhëton popullin tonë. Dhe ata që na mbështesin për të shpëtuar jetën e venezuelianëve janë patriotë të vërtetë”, shkruan në Tëitter Guaido, lideri i vetëshpallur i Venezuelës, i cili gëzon edhe mbështetje të plotë ndërkombëtare.