Teksa foli për grupet kriminale në Shqipëri, Hoxha u ndal te aktiviteti krminal në Elbasan, ku tregoi dhe një fakt tronditës. Sipas gazetarit investigativ, autoritet policiore në Elbasan fshehin denoncimet e qytetarëve ose i kthejnë mbrapsht. Sipas tij, policia nuk ofron mbështetje për qytetarët, ndërsa tregon edhe një rast konkret.
“Shtetasi Usa Magashi është mbajtur peng disa orë. I vëllai i tij është marrë peng dy muaj më parë, shtëpia i ishte djegur dy muaj më parë. Familjarët kanë bërë kallëzim, por u është kthyer mbrapsht”- tregon gazetari.
Sakaq, shton: "Di që skuadrat inteligjente të policisë janë vënë në dijeni se grupet kriminale në Elbasan kërkojnë vrasës me pagesë nga qytete të tjera”.