AKTUALITET, 18 Gusht 2020, 20:14

Konfirmohen 269 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit në Greqi

Konfirmohen 269 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit


Rekord  i ri  është regjistruar këtë të martë me numrin e rasteve të koronavirusit të shpallur çdo ditë nga EODY duke bërë me dije sot për  269 raste në 24 orët e fundit.

Nga 269 raste në 24 orët e fundit , 39 u identifikuan pas kontrolleve në portat  hyrëse, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve  në 7472.

Kurse, 24 pacientë janë të intubuar ndërkohë që 136  pacientë janë larguar nga ICU.

Njëherësh EODY njoftoi edhe dy vdekje të regjistruara duke shkuar numri  në  232 vdekje në vend .