TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Jack Ma, miliarderi kinez dhe themeluesi i Alibaba ka deklaruar se do të dhurojë 20,000 teste, 100,000 maska dhe 1000 kostume mbrojtëse për çdo vend afrikan në mënyrë që t’i bëjë ballë “luftës” kundër koronavirusit.
Ai është njeriu më i pasur në Azi, i cili edhe në fund të janarit dhuroi 14 milion dollarë për Kinën, për krijimin e vaksinës kundër COVID-19. Kohë në të cilën Kina ishte në kulmin e përhapjes së virusit vdekjeprurës.
Ndërsa në fillim të marsit ai ka dërguar furnizimeve mjekësore në SHBA dhe tha se do të shpërndajë dy milionë maska mbrojtëse edhe në Europë.
“Furnizimet për Afrikën do t’i dorëzohen kryeqytetit të Etiopisë, Addis Ababa, me kryeministër Abiy Ahmed, i cili mbikëqyrë shpërndarjen në pjesën tjetër të kontinentit.”- u shpreh ai.