BOTA, 16 Shkurt 2020, 08:29

Shkon në 1,669 numri i viktimave nga koronavirusi, rreth 70 mijë të tjerë të infektuar

Shkon në 1,669 numri i viktimave nga koronavirusi, rreth 70 mijë


Koronavirusi deri më tani ka shkaktuar 1,669 viktima. Ndërsa në të gjithë botën deri më tani janë konfirmuar si të infektuar 69 mijë e 256 persona.  Sipas të dhënave të raportuara nga autoriteti shëndetësor, rreth  68.500 raste të virusit janë  regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Kinës, çka do të thotë rreth 2 mijë e 9 persona më tepër nga një ditë më parë.

Ditët e fundit është raportuar edhe vdekja e parë në Francë, jashtë territorit të Kinës. . Bëhet fjalë për një turist 80-vjeçar kinez që kishte marrë trajtim për Covid-19 që nga 25 janari.