TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Rrëzimi i avionit ukrainas në Iran tronditi botën mbarë, pasi asnjë prej 176 pasagjerëve që ishin brenda bodit të avionit nuk shpëtoi.
Ndërkohë që ka kaluar pothuajse një muaj nga rrëzimi tragjik i avionit ukrainas “Boeing”, Ukraina kërkon një dëmshpërblim të madh për viktimat e tragjedisë së 8 janarit.
Por edhe pse paratë nuk sjellin viktimat, presidenti ukrainas ka kërkuar dëmshpëblimin e duhur për familjarët, duke mos pranuar 80 mijë dollarë për familjet e 176 të vdekurve në aksidentin ajror.
“Sigurisht, jeta e njeriut nuk mund të matet me të holla, por ne do të bëjmë përpjekje për më shumë dëmshpërblime për familjet e viktimave.”- ka thënë Volodymyr Zelensky.
Ndërkohë, vetë Irani pas hetimeve dhe debateve të shumta për rrëzimin e avionit e pranoi se kishte dorë në këtë tragjedi, por duke shtuar se ishte bërë gabimisht.
Gjithashtu është mësuar nga Volodymyr Zelensky se kutitë e zeza nuk janë dorëzuar ende nga Irani, pavarësisht se disa javë më parë Irani deklaroi që i ka nisur ato drejt Ukrainës.
Më 8 janar një avion ukrainas “Boeing 737”, i kompanisë “Ukranian Airlines”, është rrëzuar në Iran me 176 njerëz brenda, ku të gjithë kanë humbur jetën.