NJë person ka përhapur panik në qytetin Nimes të Francës pasi ka qëlluar me armë zjarri ndërsa ende nuk dihet nëse ka viktima apo të plagosur.
Ende nuk është bërë identifikimi i autorit por Policia në Francë është duke kërkuar për një person që ka hapur zjarr në rrugët e qytetit jugor.
Në rrjetet sociale janë përhapur video ku dëgjohet breshëria e kallashkinovit ndërsa qytetarët largohen me vrap nga rrugët.
Sipas mediave lokale, dy persona janë parë të ecin rrugëve të armatosur me kallashnikov. Dyshohet se ngjarja ka të bëjë me përplasje mes bandave.