TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu ka bërë një deklaratë të pazakontë sot, duke thënë se presin një termet 7.5 rihtet në Stamboll. Mediat vednase shkruajnë se Soylu është shprehur se po merren të gjitha masat, pasi Stambolli pritet që të përfshihet nga një tërmet shumë i fortë
“Ne presim një tërmet 7.5 ballë në Stamboll. Jemi duke punuar seriozisht për një skenar të tillë të mundshëm”, është shprehur Soylu. Një parashikim po kaq të frikshëm bëri sot edhe Engin Er, president i Dhomës së Inxhinierëve Gjeologë në Turqi, sipas të cilit, një tërmet me fuqi 7.6 ballë pritet të godasë në Silivri, pranë detit Marmara. Sipas tij, lëkundja do jetë kaq e fortë, sa do ndjehet deri në Itali dhe Austri.