BOTA, 26 Janar 2020, 11:23

Tërmeti nuk kursen as “kokat e shtetit”! Tre ministra turq në konferencë, vendi dridhet nga paslëkundjet, u ikën ngjyra nga fytyra


Tërmeti në Turqi nuk ka kursyer as “kokat e shtetit”!  Teksa Kryesia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) ishte mbledhur në orën 5.30 të mëngjesit për të dhënë detaje lidhur me dëmet e tërmetit, vendi është lëkundur sërish.

Ndërkohë që ministri i Brendshëm, i Shëndetit dhe Urbanizimit ishin live,  vendi u trondit nga një paslëkundje me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter. Megjithatë asnjë prej tyre nuk lëvizi nga vendi për të vijuar më pas normalisht me konferencën.

https://www.dailymotion.com/video/x7r24wg