SPORT, 23 Korrik 2020, 23:31

Shkoi për të festuar titullin në Udine, Juventusi kthehet në shtëpi me humbje

Shkoi për të festuar titullin në Udine, Juventusi kthehet në

Nuk ka festë titulli këtë javë për Juventusin në Serinë A. Skuadra e Mauricio Sarrit ka dështuar në mënyrë të papritur objektivin që dukej i arritshëm që sot nëse merrte tri pikët përballë Udinezes në transfertën e javës së 35-të të Serisë A, pasi humbi 2-1

Edhe pse me shumë mungesa, Juventusi arriti që të diktonte ritmin në pjesën e pare të ndeshjes dhe në mbyllje të këtij fraksioni loje gjeti golin e avantazhit me anë të De Ligt, i cili goditi nga jashtë zonës dhe i dha epërsinë skuadrës së tij.

Por në pjesën e dytë, Juventusi nuk arriti të ruante avantazhin dhe u arrit nga goditja me kokë e Nesterovskit, i harruar nga prapavija e torinezëve. Më pas, Juventusi kërkoi me ngulm golin e fitores, por ishin vendasit ata që tundën rrjetën me Fofana pas një aksioni individual spektakolar ku kaloi disa lojtarë para se të çonte topin në rrjetë.

2-1 për Udinezen që i afrohet edhe më shumë mbijetesës, ndërsa Juventusi shtyn festën e titullit me shpresën e bardhezinjve që do t’u kthehen shpejt fitores që u nevojitet për sigurinë matematike të titullit.