TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zinedine Zidane do të qëndrojë te Reali i Madridit edhe për sezonin e ardhshëm. Duke iu referuar asaj që shkruan gazeta madrilene Marca presidenti Florentino Perez dhe tekniku francez kanë biseduar mes tyre pas përfundimit të kampionatit dhe është zyrtarizuar vazhdimësia e Zinedine Zidane në stolin e Los Blancos.
Fitimi i titullit të 34-t në historinë e klubit ka shuar çdo dyshim përsa i përket të ardhmes së Zidane, me presidentin Perez që në një intervistë ka përdorur fjalë të ëmbla për trajnerin francez. “Zidane është një bekim për Realin e Madridit”, ka deklaruar Perez kur skuadra fitoi matematikisht titullin kampion.