SPORT, 21 Korrik 2020, 18:34

Kur sëmuret Vilma, Shëndetësinë e “modernizuar” na e lë ne!

Kur sëmuret Vilma, Shëndetësinë e “modernizuar”

Nga Endri Shabani

Ky vend duhet t'i jape fund koncesioneve.

Shpesh kam debatuar me neo liberalet ne lidhje me koncesionet ne Shqiperi. Argumenti i tyre ka qene qe koncesionet ulin korrupsionin dhe rrisin eficencen.

Argumenti im ka qene qe edhe nese kjo eshte e vertete per vende si Suedia, ne Shqiperi ato vetem rrisin korrupsionin dhe ineficencen, pasi edhe procesi i dhenies me koncesion eshte i korruptuar. Per pasoje ne ja heqim administrimin e prones publike nje politikani te korruptuar dhe te paafte, dhe ja japim po atij, permes kompanive fiktive qe ai krijon, apo permes klienteve qe ai sjell.

Rasti i Vilmes eshte ilustrimi i ketij argumenti.

Ajo merr nja 10 milion Euro ne vit per modernizimin e shendetesise. Por kur semuret, shendetesine e “modernizuar” na e le neve, ndersa per vete merr leket tona dhe shkon aty ku shendetesia funksionon pa koncesione.

Sepse Vilma e di se cfare shendetesie kemi ne. Ajo e di mire.

Ashtu sic e di edhe Rama qe femijet i lind ne Viene dhe familjaret i kuron ne Amerike. Ai e di mire se cfare shendetesie kemi.

Kjo besoj mjafton per te kuptuar perse ne Karten 2020 ne kerkojme t’i jepet fund njehere e pergjithmone konceptit te dhenies se sherbimeve publike me koncesion.

Privati nese ka deshire dhe mundesi, le te krijoje dicka te re qe nuk ekzistonte me pare. Por ajo qe i perket publikut duhet te administrohet vetem nga administratoret publik.

Nese nje kryeminister apo minister eshte i paafte per ta bere kete pune, zgjidhja eshte qe ai te hape krahun, jo qe ne te hapim xhepin.