TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Leroy Sané ka nënshkruar një muaj më parë me Bayernin e Mynihut, ndërsa këtë të enjte ai u prezantua me fansat dhe mediat për herë të parë. Në një konferencë për shtyp, blerja e madhe e bavarezëve nga Manchester City iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.
“Koncepti i futbollit të Bayernit, që më prezantuan Hasan Salihamidžić dhe i gjithë bordi … Kaq ishte e gjitha. Ndikuan shumë edhe disa lojtarë, që më nxitën pa pushim që të firmosja me Bayernin. Më i bezdisshmi ishte Joshua Kimmich, më telefononte çdo ditë për të më pyetur se cila ishte situata. Kalimi te Bayerni ishte zgjidhja e vetme për mua.”
Ditët e para te Bayerni
“Ditët e para kanë qenë shumë të mira, njerëzit më kanë mirëpritur. I njihja disa lojtarë prej përfaqësueses. Gjithçka ka shkuar shumë mirë deri tani.”
Objektiv, Championsi
“Isha e qartë se, nëse do të lëvizja, duhej të ishte në një klub që është i aftë të fitojë Ligën e Kampionëve. Bayern i përmbuh 100 për qind këto kërkesa. Në përgjithësi, të fitosh Champions League është e vështirë. Bayern e ka fituar atë disa herë. Po kërkoja diçka të re, një sfidë të re.”