AKTUALITET, 30 Mars 2019, 10:04

Terror në Shkodër, ekzekutohen dy persona (EMRAT)

Terror në Shkodër, ekzekutohen dy persona (EMRAT)

Dy persona kanë mbetur të vdekur mëngjesin e sotëm në qytetin e Shkodrës. Nga informacionet paraprake mësohet se dy viktimat janë Astrit Bilali dhe Ibrahim Bilali.

Burimet  bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen Kiras, në afërsi të zonës së quajtur zootekniku.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e saj.