AKTUALITET, 30 Mars 2019, 10:36

Detajet e reja/Përplasje bandash në Shkodër, vëllezërit vriten tek dera e shtëpisë

Dy persona kanë mbetur të vdekur në lagjen Kiras në Shkodër. Viktimat janë Astrit Bilali dhe Ibrahim Bilali.

Burime bëjnë me dije se atentati është bërë tek dera e shtëpisë së familjes Bilali, në Lagjen Kiras, pranë Zooteknikës në Shkodër. Viktimat kanë qënë duke ecur, kur një person i ka ekzekutuar me breshëri plumbash.

Policia ka gjetur një makinë të djegur në zonë e Livadheve në Shkodër. Mjeti i djegur është një makinë “Benz” me targë Aa369RV. Njësoj si në atentate të tjera mafioze, autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes me makinë dhe disa kilometra më larg, i kanë vënë flakën mjetitqë janë arratisur.

Njëri nga viktimat është babai i Astmer Bilalit, boksjerit që u arrestua pak kohë më parë si pjesë e grupit “Bajri”.

Policia ndodhet në vendngjarje, ku po kryhen hetime. Lagjja Kiras, njihet si zona ku banojnë familja Lici, rivalët e familjes Bajri.