AKTUALITET, 2 Shtator 2018, 12:24

Kapet skafi me 550 kg marijuanë në Itali, reagon policia: Janë arrestuar…

Një sasi e madhe droge është kapur sot në Itali, ku janë arrestuar  dy shtetas një italian dhe një shqiptar.

Policia Shqiptare në një njoftim për shtyp bën me dije se: Ne Brindizi u kap dhe sekuestrua skafi me te cilin u tentua te trafikohej droga, si dhe 550 kg marijuane.

 

Njoftimi i plotë

Policia e Shtetit dhe forcat policore italiane në veçanti Guardia di Finanza e Pulias kane finalizuar nje tjeter operacion duke goditur tentativen per trafik narkotikesh drejt Italise.

Autoritetet arrestuan 2 trafikantet, nje shtetas italian me iniciale W.F. dhe shtetasi shqiptar me iniciale V.B.

Ne Brindizi u kap dhe sekuestrua skafi me te cilin u tentua te trafikohej droga, si dhe 550 kg marijuane.

Aktivizuar edhe ne kete rast bashkëpunimi tashmë i konsoliduar operativ dhe informativ me autoritetet e Policise shqiptare nëpërmjet nuklit të kufirit detar të Guardia di Finanza dhe zyrës së ndërlidhjes së Policisë shqiptare në Itali.

026ca538-51e9-4b69-a2f5-74f49ff1c96f

Hetimet po vijojne ne te dy krahet e kufirit per te zbuluar persona te tjere te implikuar.