AKTUALITET, 17 Mars 2020, 20:29

Shkencëtarët kanë zbuluar përse disa pacientë kanë simptoma të rënda

Shkencëtarët kanë zbuluar përse disa pacientë kanë

Derisa te shumica e të sëmurëve sëmundja është manifestuar me simptoma mesatare dhe të dobëta, ende 20 për qind e pacientëve janë në gjendje kritike

Virusi ishte fatal në 1% të rasteve, shkruhet në raportin e hulumtuesve australianë.

Ndonëse shkencëtarët në botë përpiqen të zhvillojnë sa më parë vaksinën, hulumtuesit e institutit të studimit të infeksioneve dhe imunitetit “Peter Doherty” në Australi janë fokusuar që të mësojnë sa më shumë për virusin.

Duke analizuar gjakun e një femre të moshës dyzetvjeçare, kanë zbuluar që sistemi i imunitetit i përgjigjet koronavirusit në mënyrë identike si edhe ndaj gripit tipik.

Kjo njohuri i ka ndihmuar shkencëtarët të kuptojnë përse disa pacientë shërohen shpejt, por disa të tjerë kanë probleme serioze respiratore.

Duke ndjekur gjendjen e pacientes dhe sistemit të saj të imunitetit, hulumtuesit mund të parashikojnë kur ajo do të shërohet, ndërsa kjo njohuri, sipas ministrit të Shëndetësisë, GregHant, është përparim i madh.

“Hulumtimi ka ofruar mundësinë që në më mënyrën më të shpejtë të ndiqet dhe të parashikohet terapia e cila pacientit do ta ndihmojë që të kurohet me sukses”, ka thënë Hant.

Në gjithë botën kompanitë farmaceutike po punojnë me shpejtësi të lartë për të zbuluar vaksinën kundër këtij virusi.