TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi iu referua raportit të KiE për zgjedhjet lokale në Shqipëri duke theksuar se ai konfirmoi se me atë proces u cënua demokracia, e cila është në thelb të shtetit ligjor dhe një shoqerie demokratike.
Bardhi tha se në raport pasqyrohej ajo që vërtetë ndodhi në 30 qershor në Shqipëri, me një proces që cënoi besimin e qytetarëve tek demokracia.
Që prej zgjedhjeve të manipuluara të vitit 2017, shqiptarët nuk kanë një qeveri legjitime që punon në interesin e tyre.
Nga 30 qershori, shqiptarët nuk kanë as pushtet lokal që të punojë në interes të tyre. Rama emëroi sherbëtorët e tij në një proces pa garë. Një pjesë e tyre, tha Bardhi janë trafikantë droge dhe të inkriminuar”, tha Bardhi.