TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-gjyqtari i Apelit të Tiranës, Astrit Haxhialushi është shkarkuar nga KPA-ja dhe është lënë jashtë sistemit të drejtësisë për 15 vite.
Në seancën e ditës së sotme, Kolegji i Posaçëm i Apelimit la në fuqi vendimin e KPK për ish-gjyqtarin e Apelit të Tiranës Astrit Haxhialushi, shkarkimin e tij.
Në muajin janar të këtij viti, KPK-ja vendosi ndërprerjen e Vettingut për Haxhialushin, pasi ky i fundit dha dorëheqjen pak ditë para se të niste seanca publike.
Kur dha dorëheqjen, Haxhialushi shprehej i frikësuar për ushtrimin e detyrës së tij.
Ai ka qenë dhe anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.