TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 62-vjeçar është vënë në pranga në Korfuz, pasi u kap duke transportuar një sasi prej 320 kilogramësh hashash.
Ngjarja ndodhi mesnatën e së dielës, në Dassia, Villa Vasilaki.
Mediat greke shkruajnë se lënda narkotike ka hyrë nga Shqipëria por nuk dihet ende identiteti i poseduesit të saj, dhe as garantët që kanë dalë për trafikimin e saj.
Policia vijon hetimet për 62-vjeçarin nëse ai i përket një grupi të strukturuar kriminal, pasi një sasi e tillë droge, duket të jetë e pamundur që të posedohet dhe të trafikohet nga një person i vetëm.