AKTUALITET, 28 Dhjetor 2020, 11:35

Ministria e Shëndetësisë: Festoni me familjen që të parandalohet përhapja e COVID-19

Ministria e Shëndetësisë rekomandon që festat të kalohen vetëm me familjen në mënyrë që të parandalohet përhapja e koronavirusit.

Ajo ka ndarë një udhëzues me anë të një fotoje ilustruese në faqen e saj zyrtare ku rekomandon që qytetarët të urojnë miqtë përmes kamerës dhe rrjeteve sociale.

“Parandaloni përhapjen e COVID-19, festoni festat vetëm me familjen tuaj KufizoniKontaktet. RespektoniRregullat. Ruani Shëndetin”, thuhet në rekomandimin e Ministrisë së Shëndetësisë.