AKTUALITET, 11 Shkurt 2019, 19:08

Shkarkimi/ Agron Shehaj zbulon mashtrimin me Afrim Qendron

Pas skandalit me falsifikimin e dokumentave nga DH Albania, denoncuar nga emisioni "Të Paekspozuarit",  drejtori i ARRSH-së, Afrim Qendrio, u shkarkua. Por deputeti demokrat, Agron Shehaj zbulon se ky shkarkim në fakt është një fasadë.

Shehaj shkruan se Afrim Qendro nuk është hequr nga puna por është bërë zëvendës drejtor i ARRSH. Sipas deputetit Shehaj, kjo është prova se hajduti i 18 milionë eurove të projektit të Unazës dhe 12 milionëve të OST-së është kryeministri Edi Rama.

STATUSI I SHEHAJ

Afrim Qendro nuk është hequr nga puna, thjesht ka ndryshuar titullin nga Drejtor neëZv. Drejtor të përgjithshëm të ARRSH-së ku ai vazhdon të bëjë ligjin.

Duhet të ishte në burg, por është shpërblyer me pushtet, edhe pse për fasadë ia ulën pak titullin. Mjafton ky fakt për të kuptuar që hajduti i vërtetë i 18 milionë eurove të projektit të Unazës (dhe 12 milionë të tjerave të OST-së) është Edi Rama.

Afrim Qendro e të tjerët ishin thjesht ndihmesa në krim. Ndaj Edi Rama nuk i lëshon dot menjëherë, por i mbron dhe i mbështet, sepse po mbron veten.