AKTUALITET, 30 Gusht 2020, 10:15

Shisnin drōgë, arrestohen gjashtë persona në Dibër, në mesin e tyre edhe të mitur

Shisnin drōgë, arrestohen gjashtë persona në Dibër, në


Policia e Dibrës ka arrestuar gjashtë të rinj për shitje të lëndëve narkotike me doza. Në mesin e të arrestuarve është edhe një 15-vjeçar.

Në pranga kanë rënë; R. A., 20 vjeç, D. P, 22 vjeç, R. P., 24 vjeç, F. M., 32 vjeç, A. D., 25 vjeç, dhe E. Xh., 15 vjeç, të gjithë banues në Bulqizë. Sipas policisë, ata kishin edhe tendencë për kultivimin e lëndëve narkotike.

Në cilësinë e provës materiale u janë gjetur disa doza kānabis, gati për shitje.

Prokuroria ndërkohë po vijon hetimet për të zbuluar personat e tjerë të përfshirë në këtë veprimtari krīminale.

Njoftimi i policisë:

DVP Dibër

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “POROSIA”, për goditjen e veprimtraisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Operacioni nga DVP Dibër, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër.

Arrestohen në flagrancë 6 shtetas.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë krīminale në fushën e narkotikëve, si dhe bazuar në informacione të grumbulluara në rrugë operative, strukturat e DVP Dibër referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër e cila rregjistroi procedimin penal.

Pas disa muajsh hetime të kryera nga Sektori për Hetrimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Dibër nën drejtimin e Prokurorisë Dibër, bazuar në provat e siguruara , u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Porosia”, si rezultat i të cilit u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit:

R. A., 20 vjeç, D. P, 22 vjeç, R. P., 24 vjeç, F. M., 32 vjeç, A. D., 25 vjeç, dhe E. Xh., 15 vjeç, të gjithë banues në Bulqizë.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasit e lartëpërmedur në bashkëpunim me njëri – tjetrin, ushtronin veprimtari krīninale në fushën e shpërndarjes në doza të vogla të lëndëve narkotike në qytetin e Bulqizës dhe zonën përreth saj si dhe kanë tendencë krīminale për kultivim të bimëve narkotike.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga policia u janë gjetur doza me lëndë narkotike canābis sativa, gati për shitje, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

DVP Dibër në bashkëpunim me Prokurorinë Dibër vijojnë hetimet për kapjen e autorëve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet krīminal.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim.