AKTUALITET, 30 Gusht 2020, 09:16

Koronavirusi i merr jetën një tjetër mjeku në Kosovë

Koronavirusi i merr jetën një tjetër mjeku në Kosovë


Një tjetër mjek nga Kosova ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit. Bëhet fjalë për doktor Mynafir Beshirin.

Lajmi i hidhur është bërë i ditur nga Dhoma e Mjekëve të Kosovës.

Njoftimi i Odës:

Humb betejën me koronavirusin mjeku nga Dragashi.Ndahet nga jeta Dr. Mynafir Beshiri. Dr. Beshiri i ka shërbyer shëndetësisë primare në QKMF Dragash.

Oda e Mjekëve të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.