AKTUALITET, 30 Gusht 2020, 09:24

Nga fshati në qytet për të pirë alkool, sherr në Elbasan, shtatë të plāgosur gjatë natës

Nga fshati në qytet për të pirë alkool, sherr në


Një sherr raportohet se ka ndodhur gjatë natës në një lokal në Elbasan.

Nga informacionet e para mësohet se shtatë persona kanë mbetur të plāgosur dhe njëri prej tyre ndodhet në gjendje më të rëndë.

Mësohet se gjithçka nisi pasi ky grup personash kishte vendosur që të vinin nga fshati për të pirë diçka në Elbasan dhe në pijë e sipër ata kanë nisur të konfliktohen me njëri-tjetrin.

Fillimisht ata debatuan, por situata degjeneroi deri në përdorimin e dhūnës fizike mes tyre.

Përshkallëzimi i sherrit është ndaluar nga policia, e cila bëri të mundur shuarjen e konfliktit.

Aktualisht personat e lënduar janë në spitalin e Elbasanit, ku një prej tyre paraqitet më rëndë.

Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të konfliktit.